Përparim Rama paralajmëron ndryshim e rregullores aktuale për “Prishtina Parking”

E publikuar: 04/04/2022 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot ka mbajtur takim me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikm dhe Zhvillim.

Temë kryesore e këtij takimi, sipas Ramës, qenë shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.

”Në takim me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Jemi vënë në dijeni për parregullsitë që janë evidentuar nga qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta.

Pikërisht për këtë arsye, i ftuam anëtarët e këtij komisioni që të jenë pjesë e grupit punues i cili është formuar për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e kësaj Ndërmarrjeje, me qëllim të adresimit të pakënaqësive të shprehura.

Ne do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!”.