Përfaqësuesit më të lartë të federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kanë vendosur që më 8 prill të vitit 2022 të mbajnë protesta.
Kjo u caktua në takimin që patën sot këto federata.
Njoftimi:
Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
- 100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme;
- Përcaktimi i pagës minimale;
- Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë;
- Miratimi i Ligjit për Paga;
- Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;
- Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;
- Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti;
- Hartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse.

















