“Forcat ruse po rigrupohen për të goditur Donbasin”

E publikuar: 03/04/2022 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergey Nikiforov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit dhe po rigrupohen për të goditur Donbasin.

Nikiforov tha se Moska po tërheqë forcat e saj në Bjellorusi dhe po përgatitet për një ofensivë të në lindje të Ukrainës, raporton BBC.

“Ata po tërhiqen nga veriu dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të goditur lindjen, për të rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, ka thënë ai.