Sërish bisedë telefonike mes Putin e Macron

E publikuar: 29/03/2022 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë Vladimir Putin kanë biseduar në telefon për situatën në Ukrainë.

Të dy udhëheqësit diskutuan pozicionin e Rusisë për një mision humanitar në Mariupol, qyteti ukrainas që është përballur me breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës.

Putin i tha Macronit se do të mendonte për këtë çështje, tha një zyrtar i presidencës franceze.

Ata diskutuan gjithashtu vendimin e Rusisë që pagesa për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Europian të kryhet në rubla, shtoi Kremlini. Një gjë e tillë është refuzuar nga Macron.