Në fshatin Palabardh të Gjakovës kanë ndodhur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor.
“Patrulla policore ka dalë në këtë lokacion , i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është konfiskuar një armë gjysmëautomatike, karikator me 14 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit te njëjtë “, thotë Policia.
I dyshuari ka pohuar te ketë shtënë në ajër për t’i frikësuar disa fqinjë me të cilët nuk kishte raporte të mira.

















