Për mua këndoj edhe këngë Albin Kurtit/ “Kapen keq” Bardhyl Meta me Blerim Gashin

E publikuar: 28/03/2022 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analistët politik, Bardhyl Meta e Belrim Gashi janë përplasur pas vendimit të Qeverisë Kurti për moslejimin e zgjdhjeve serbe në Kosovë.

“Për mua këndoi këngë edhe Albin Kurtit”, i tha Meta analistit Blerim Gashit.

Ndërsa Gashi tha se vendimi i Qeverisë Kurti është i drejtë dhe se Kosova është shtet sovran.

Pas këtij debati, ka reaguar edhe analisti tjetër politik, Halil Matoshi i cili tha se Meta po e nënçmon panelin.

“Edhe JO-ja edhe PO-ja mund të dakordohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai në Emisionin Politiko në Kanal 10.

Ai tha se edhe për targat na bën presion por në fund nuk ndodhi asgjë, pos që u arritë marrëveshja.