Sipas nënkryetarit të zyrës së presidentit, Kyrylo Tymoshenko, 586 persona arritën të ikin me makinë nga qyteti jugor i Mariupolit sot përmes korridoreve humanitare.
Ai bëri të ditur se 513 të tjerë u evakuuan me autobus në rajonin lindor të Luhanskut, raporton Sky News.
Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se ka gjuajtur në rrugë humanitare gjatë javëve të fundit, duke thyer kështu marrëveshjet për të lejuar kalimin e sigurt.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit ka thënë se më shumë se gjysma e popullsisë prej 400 mijë banorësh ka arritur të largohet, por se 160 mijë njerëz janë ende të bllokuar.

















