Ndalohet noti dhe peshkimi në liqenin e Batllavës

E publikuar: 27/03/2022 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë javës u vendosën shenjat për ndalimin e peshkimit dhe notit në Liqenin e Batllavës nga ujësjellësi rajonal Prishtina, duke u thirrë në një vendim të qeverisë të vitit 2013.

Me vendosjen e tyre nuk po pajtohen banorët e fshatit Orllan as frekuentuesit.

Vendosja e shenjave ndaluese i revoltoi edhe vizitorët të cilët edhe shkarravitën mbi to.

Nga kompania rajonale e ujësjellësit Prishtina thanë se kanë qenë të detyruar ti vendosin shenjat në bazë të obligimit ligjor, dhe se, kanë njoftuar edhe kontraktorin dhe organet e rëndit për dëmtimin e tyre.