Detaje të reja për qytetarët e Podujevës të arrestuar nga xhandarmëria serbe

E publikuar: 27/03/2022 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babë e bir nga Podujeva u arrestuan gjatë të shtunës nga xhandarmëria serbe.

 Rastin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në Serbi, të cilët treguan se policia serbe i ka arrestuar në Dabinovc pasi që në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe më pas kanë konfiskuar edhe mjetet me të cilat operonin në atë zonë.

Familjarët i thanë Klanit prapa kamerës se anëtarëve të tyre të shtunën iu është shqiptuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe po mbahen në burgun e Prokupljes.

Tutje thanë se nuk kanë ndonjë informacion se në cilën pjesë i kanë arrestuar, pasi që nuk kanë pasur mundësi të bisedojnë me asnjërin prej tyre.