Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes trenit dhe një veture, në fshatin Llabjan të Pejës, të enjten.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.
“Personit të lënduar i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore”, ka thënë Gashi.

















