Rezoluta që u miratua nga OKB ku Rusia fajësohet për krizën në Ukrainë, u votua pro edhe nga Serbia

E publikuar: 24/03/2022 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë, e cila fajin ia drejton Rusisë për krizën humanitare në Ukrainë.

Kjo rezolutë u miratua nga 140 shtete, në mesin e tyre ishte edhe Serbia.

Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Rusia do të mbajë përgjegjësi për të gjitha gjërat që i ka shkaktuar në Ukrainë.