Moti për dy ditët e ardhshme

E publikuar: 24/03/2022 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë, situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.