Një dron ka rënë sot në oborrin e një shtëpie në Komunën e Mitrovicës. Deri tash, Policia ende s’është deklaruar për rastin.

Gazeta Express ka kontaktuar me kryetarin e komunës, Bedri Hamzën, për të marrë informacione rreth këtij rasti, por i njëjti ka thënë se s’është informuar.
“Nuk e di. Pyeteni Policinë. Ata janë përgjegjës”, ka thënë Hamza.

Banori i shtëpisë në fjalë, në një deklarim për media ka dhënë detaje për mënyrën se si u kishte rënë në oborr.
”Së pari droni e ka godit ballkonin. E kena pa, prek me duar, e kena kontrollu. I kanë shkru do numra, por jo naj flamur a kështu. Krahët i ka pasë 3 e gjysmë metra. E ka pasë një zhurmë. Ndërkohë ia kemi heqë baterinë edhe u ndalë.’’, ka thënë ky banor.
Droni i rrëzuar në oborr të shtëpisë në Mitrovicë, deklarohet Bedri Hamza