Ambasada amerikane në Kiev: Forcat ruse kanë kidnapuar fëmijë dhe i kanë dërguar në Rusi

E publikuar: 22/03/2022 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada amerikane në Kiev e ka quajtur kidnapim, largimin e 2 mijë e 389 fëmijëve ukrainas nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, për në Rusi.

Ambasada amerikane në Ukrainë i është referuar Ministrisë së Jashtme të Ukrainës mbi shifrën e fëmijëve ukrainas që janë transportuar për në Rusi.

“Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, forcat ruse ilegalisht i kanë larguar 2 mijë e 389 fëmijë ukrainas nga Donetsku dhe Luhansku për në Rusi. Kjo nuk është asistencë. Është kidnapim”, ka shkruar ambasada në Twitter.