Arrestohet sërish Vali Corleone, policia jep detaje

E publikuar: 22/03/2022 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vali Corleone është vënë sërish prapa grilave.

I njëjti është arrestuar gjatë orëve të vona të natës, për shkak të dhunës në familje.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar arrestimin e tij, derisa është thënë se kanë pranuar një informacion se në lagjen “Dardania” është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhej me këtë, policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983), i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij”, u tha nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha për lajmi.net se policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtutjeshme.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që i lartcekuri arrestohet nga Policia e Kosovës, shpesh herë për vepra të ndryshme.