Dallimi kryesor është ideja e lirisë”, Schmitt flet për shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri

E publikuar: 21/03/2022 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studiuesi i historisë shqiptare Oliver Schmitt është i ftuar në emisionin Pressing në T7. Ai aty tregoi se si e mësoi gjuhën shqipe dhe dallimet që ai sheh në mes të shqiptarëve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri.

“Unë mendoj që dallimi kryesor është ideja e lirisë, domethënë që shqiptarët kishin edhe në epokat komuniste në ish-Jugosllavi. Në radhë të parë u forcuan të luftonin për lirinë por nga ana tjetër natyrisht kishin liritë të qarkullonin edhe lirisht jashtë vendit, domethënë shpirti i lirisë dhe nganjëherë hapja ndaj botës së jashtme”, tha Schmitt.

“Nga ana tjetër, unë kam filluar të kuptoja, çfarë ishin në të vërtetë pasojat e regjimit komunist. Në radhë të parë, kosovarët nuk kishin probleme të flasin lirisht dhe të formulojnë dhe të shpjegojnë opinionin e tyre, por në Shqipëri kemi të bëjmë sidomos me një kulturë të heshtjes, të frikës”, shtoi ai.