Parashikimi i motit për javën e ardhshme

E publikuar: 20/03/2022 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje zyrtarisht kemi hyrë në stinën e pranverës dhe sipas ‘Prishtina Weather’ do të kemi mot stabil e kryesisht me diell.

Do të ketë ngrica orëve të mëngjesit, por nga dita e enjte do të ketë ndryshime “për të mirë”.

Fushat anticiklonike do të dominojnë hapësirat e kontinentit europian edhe gjatë javës së parë të pranverës, që zyrtarisht fillon sot më 20 mars, në orën 16:33, në hemisferën veriore.

Nën këto kushte do të mbajë mot stabil, dhe kryesisht me diell.  Në ditët e para të javës, paraqiten edhe vransira kalimtare, megjithëse pa ndonjë mundësi për të reshura.  Gjithashtu orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, e nga dita e enjte gjatë ditës do të kemi mot më të butë.

Qarkullimi ajror mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, që edhe do të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më shumë në vlera të pranueshme.  Orëve të mbrëmjes, në ato pjesë ku dominojnë qetësitë, ndotësit ajror mbeten më pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

Datat:

21.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën do të ketë edhe vransira kalimtare, por me intervale më të gjata me diell.

22.03 – Ngrica në mëngjes.  Ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.

23.03 – Kryesisht me diell.  Ditën edhe vransira kalimtare.

24.03 – Kthjellët e me diell.  Ditën më butë.

25.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet nga -5C, ditën e hënë rriten edhe në 2C ditën e premtë, e maksimalet nga 7C e 10C ditëve të para, kapin vlera prej 15C e 17C, ditën e enjtë dhe të premtë.

Erërat frynë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta, megjithëse me tendencë të rënies.