Mehaj: FSK me aleatët e saj – të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm

E publikuar: 20/03/2022 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë diplomuar  liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.

“Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në  nivelin taktik”,ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se Kosova së bashku me aleatët e saj, janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm.