Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz gjatë një telefonate të premten se Kievi po synonte të frenonte bisedimet e paqes me Rusinë, por se Moska ende ka prirje për të vazhduar negociatat.
“Ne vumë re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të vonojë procesin e negociatave, duke paraqitur propozime gjithnjë e më joreale”, tha Kremlini, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë të kërkojë për një zgjidhje në përputhje me parimet që i ka të njohura”.


















