Zelensky apel nënave ruse: Na telefononi dhe informohuni se a i keni fëmijet gjallëShare Button

E publikuar: 18/03/2022 02:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, iu drejtua nënave të ushtarëve rusë dhe u bëri thirrje të informohen se a i kanë fëmijet gjallë, raporton Gazeta Blic.

Zelensky tha se forcat ukrainase sërish kanë kapur një numër të rekrutëve të rinjë rusë.Sipas tij, mes tyre ka nga ata që refuzojnë të kthehen në Rusi dhe ka nga ata që udhëheqja ruse nuk i përmend dhe nuk përpiqet t’i rikthejë.

“Të gjithë rusët që më dëgjojnë tani duhet të flasin për këtë. Flisni për këtë në Rusi. Çdo nënë që e di se djali i saj u dërgua në luftë kundër Ukrainës duhet të kontrollojë dhe informohet se ku është djali i saj. Sidomos ata që nuk mund të kontaktojnë fëmijët e tyre. Ata të cilëve u është thënë se fëmijët e tyre kanë vdekur, por trupat e tyre nuk janë kthyer, “tha Zelenski, duke shpjeguar se shumë nga ata që u kapën, në Rusi u shpallën të vdekur.

Presidenti i Ukrainës shtoi se ka numra në internet, në të cilë nënat e ushtarëve mund të telefonojnë dhe të zbulojnë se çfarë po ndodh realisht me fëmijët e tyre.

Zelensky shtoi se ushtria ukrainase nuk ka pritur se do të arrestojë me mijëra ushtarë rusë.

“Nuk na nevojiten edhe 13 mijë ushtarë tjerë rusë të vrarë. Ne duam vetëm paqe,” tha Zelensky.