A do tasulmoj Kina Ukrainën? Flet ambasadori kinez në Lviv

E publikuar: 17/03/2022 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën”, u tha zyrtarëve ukrainas ambasadori kinez në Ukrainë, Fan Xianrong.

“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht…Në këtë situatë, që keni tani, ne do të veprojmë me përgjegjësi”, i tha ai kreut të administratës ushtarake rajonale në Lviv gjatë një takimi.

 “Kina është një vend mik për popullin ukrainas. Si ambasador, mund të them me përgjegjësi se Kina do të jetë gjithmonë një forcë e mirë për Ukrainën si ekonomikisht ashtu edhe politikisht”.

Fan tha se ambasada kineze ishte zhvendosur nga Kievi në Lviv dhe do të qëndronte atje për momentin.

Të martën, ambasadori i Kinës në SHBA, Qin Gang, kishte botuar një shkrim në Washington Post duke përsëritur se Pekini dëshiron që t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë, duke hedhur poshtë “thashethemet” se “Kina e dinte, e pranoi ose në heshtje e mbështeti luftën”.

“Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk i bën mirë Kinës. Sikur Kina të dinte për krizën e afërt, ne do të kishim bërë më të mirën për ta parandaluar atë”, shkroi Qin.

Deklaratat e tij pasuan pretendimet e zyrtarëve të inteligjencës amerikane se Rusia i kishte kërkuar Kinës mbështetje ushtarake në Ukrainë – diçka që Pekini dhe Moska e kanë mohuar.