Zelensky kritikon liderët perëndimorë gjatë fjalës së tij në parlamentin gjerman: Gjithçka që ju interesonte ishte ekonomia

E publikuar: 17/03/2022 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zelensky

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj liderëve perëndimorë gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman.

Ai tha se ndërsa forcat ruse po mblidheshin në kufirin ukrainas përpara pushtimit, udhëheqësit perëndimorë vepruan shumë ngadalë dhe nuk shkuan aq larg sa të pengonin Rusinë, shkruan Skynews.

“Gjithçka që ju interesonte ishte ekonomia”, tha ai.

Zelensky kritikoi hezitimin për të lejuar Ukrainën të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s, duke thënë se “nuk ka vend për ne në këtë tryezë”.

“Tani ka një “mur” në Evropë midis lirisë dhe mungesës së lirisë”, tha ai.

Tutje, Zelensky i kërkoi Gjermanisë të ndërhyjë me një rol udhëheqës dhe t’i japë fund luftës.

Gjermania u kritikua më parë se ishte e ngadaltë në miratimin e masave më të ashpra kundër Rusisë, megjithëse që atëherë ajo ka hequr dorë nga planet e saj për gazsjellësin Nord Stream 2 midis saj dhe Rusisë – një lëvizje e madhe që do të dëmtojë ekonominë gjermane.