Aksioni “Brezovica 3” është duke vazhduar, ku aktualisht janë duke u kontrolluar shtatë lokacione në rrethinën e Shtërpcës.
Ende nuk ka të arrestuar.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar vazhdimin e aksionit “Brezovica 3”.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke u kontrolluar objekti i komunës së strukturave paralele në Shtërpcë për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.
Prokuroria mes tjerash njofton se ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.

Kujtojmë se ky është aksioni i tretë që është duke u zhvilluar. Nga aksioni i parë që ishte zhvilluar në fund të vitit të kaluar ishin arrestuar 10 persona, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.
Teksa aksioni i dytë është zhvilluar edhe më 3 mars të këtij viti, ku janë arrestuar tetë persona.

















