Pierre Zakrzewski, një fotoreporter i Fox News, është vrarë derisa po raportonte në Ukrainë, tha rrjeti i lajmeve të martën.“Me trishtim të madh dhe me zemër të pikëlluar ne ndajmë lajmin këtë mëngjes në lidhje me kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski.
Pierre u vra në Horenka, jashtë Kievit, Ukrainë”, u shkroi punonjësve të martën në mëngjes shefja ekzekutive e Fox News, Suzanne Scott.Ai kishte raportuar nga Ukraina që nga shkurti dhe ishte me korrespondentin Benjamin Hall “kur automjeti i tyre u godit”, tha Scott.
Zakrzewski ishte një fotoreporter veteran i luftës i cili kishte “mbuluar pothuajse çdo storie për Fox News nga Iraku, Afganistani deri në Siri”, tha Scott.Scott lavdëroi punën e tij, duke thënë se atë e bëri me guxim, profesionalizëm dhe etikë.
Scott tha se ishte një ditë e rëndë për Fox News dhe për të gjithë gazetarët që rrezikojnë jetën e tyre për të raportuar.Ndërkohë, Hall mbetet në spital në Ukrainë, u tha ajo kolegëve.Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, tha se një gazetare ukrainase, Oleksandra Kuvshynova, gjithashtu u vra në incident.

















