Shefi i grupit parlametnar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën ku po debatohet lidhur me rritjen e çmimeve në vend, ka shprehur shqetësimin e AAK-së lidhur me paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar situatën për shkak të rritjes së çmimeve.
Tahiri i ka rekomanduar Qeverisë që sa më shpejtë ta sjellë në Kuvend Ligjin e Pagave, t’i përshpejtojë veprimet në rritjen e pagës minimale, të ulë vlerën e akcizës së naftës dhe të bëjë subvencionimin të veprimtarive që prodhojnë produktet bazike.

















