Aksioni i madh ndaj Policisë, këta janë 2 togerët e arrestuar (FOTO)

E publikuar: 14/03/2022 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak më pare u raportua për një aksion të madh ndaj Policisë me emrin “Pika”, që po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën.

Në këtë operacion, janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë, mëson mediumi Paparaci nga burimet e saj.

Të njëjta burime bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë togerët Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qafë Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafe Morine, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.