Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heq vizat për Kosovës si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Kosovës.
Këto komente eurodeputeti bullgar, Kyuchyuk i bëri pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia.
“Është koha e fundit që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin vendin për të ecur përpara në integrimin e saj euroatlantik. Ky ishte mesazhi im për Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz”, ka shkruar Kyuchyuk në Twitter.