Raportohet për sulm raketor në konsulatën amerikane në Erbil

E publikuar: 13/03/2022 01:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se ka ndodhur një sulm raketor në konsulatën amerikane në veriperëndim të Irakut. Lajmin e kanë shpërndarë mediat e Lindjes së Mesme, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga profile të ndryshme, përfshirë edhe gazetarëve, në rrjete sociale, shkruan Gazeta Express.

Drejtuesi i kryeqendres kurde, Erbilit, Omed Khoshnaw, citohet të ketë thënë se ka pasur shpërthime, por se është ende e paqartë nëse cak ka qenë njëmend konsulata amerikane.

Një zyrtar amerikan i ka thënë agjencisë se lajmeve Reuters në kushte anonimiteti se nuk ka asnjë viktimë nga shpërthimi.

Ministri kurd i Shëndetësisë ka thënë se nuk ka pasur të lënduar ose ndonjë vdekje nga shpërthimi i së shtunës mbrëma, shkruan the Jerusalem Post, duke e cituar agjencinë irakiane të lajmeve (INA).