Sqarohet Besnik Bislimi, thotë se nuk përdori termet adekuate referuar takimit me Bjorn Berge

E publikuar: 10/03/2022 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është sqaruar pas demantimit nga zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, i cili e përgënjeshtroi deklaratën e Bislimit, ku kishte thënë se zëvendëssekretari i Këshillit Evropian ka mbështetur iniciativën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian.

“Me të vërtetë falënderues për Bjorn Berge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë, më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhej të ishte “ne informuam”, ka shkruar Bislimi mbi reagimin e zëvendëssekretarit të Këshillit Evropian.