Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin pamje.
Pas takimit me Osmanin, kryediplomatja gjermane do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme, e shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, Baerbock do të marrin pjesë në inaugurimin e parkut të ri “Selac Windpark” në fshatin Selac dhe Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.


















