BE vendos sanksione të reja kundër 160 shtetasve rusë

E publikuar: 09/03/2022 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian njoftoi sot sanksione të reja kundër 160 qytetarëve rusë në grupin e fundit të sanksioneve që synojnë mbështetësit e regjimit të Vladimir Putin.

Sanksionet do të prekin 14 oligarkë dhe biznesmenë, si dhe 146 anëtarë të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus që mbështetën njohjen e rajoneve separatiste në jug të Ukrainës, raporton BBC.

Disa nga shtetasit rusë që janë sanksionuar:

– Alexander Vinokurov, i martuar me vajzën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov

– Dimitrij Pumpijanski, kryetar i Bordit të furnizuesit më të madh në botë të tubave të çelikut për industrinë e naftës dhe gazit

– Mikhail Poluboyarinov, president i Bordit Drejtues të linjës ajrore shtetërore Aeroflot

Gjithsej 826 rusë dhe 53 kompani janë sanksionuar deri më tani, dhe një numër institucionesh bjelloruse janë të përfshira.