Në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë ka mbetur një person i plagosur.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:30.
Gjurkaj për GazetaBlic ka treguar se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës.
Policia tashmë ka dalë në vendngjarje dhe po heton rastin.


















