Zjarr në fabrikën e plastikës në Obiliq

E publikuar: 08/03/2022 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zjarr ka shpërthyer në fabrikën e plastikës e cila gjendet në Obiliq. Kjo fabrikë gjendet afër Termocentralit Kosova B.
Në pamjet që lexuesit kanë dërguar në adresë të Telegrafit shihet se nga ndërtesa e kësaj fabrikë po del tym i zi.Siç raportohet policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë quar në djegien e kësaj fabrike dhe as a ka persona të lënduar.