Aktori me famë botërore dhuron 10 milionë dollarë për ushtrinë e Ukrainës

E publikuar: 08/03/2022 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio i ka dhuruar 10 milionë dollarë për ushtrinë e Ukrainës raporton Ukrinform.

“Aktori Hollywoodian Leonardo DiCaprio ka transferuar 10 milionë dollarë për qeverinë e Ukrainës si ndihmë ndaj agresionit rus. Donacioni është në përkrahje të luftës si dhe për nevoja humanitare të Ukrainës”.

DiCaprio ka edhe rrënjë ukrainase nga gjyshja e tij, dhe kjo është shuma më e lartë që një individ ka dhënë për Ukrainën.