Arrestohet prishtinasi pasi rrahu motrën dhe sulmoi me thikë babanë

E publikuar: 08/03/2022 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij dhe e ka kanosur me thikë babanë e tij.

Dyshohet se ia kishte dëmtuar edhe veturën prindit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë 07.03.2022 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare kishte kanosur me thikë babanë e tij viktimën mashkull kosovar të cilit ia kishte dëmtuar edhe veturën. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim e policisë.