Kina kundërshton me vendosmëri forcat separatiste për “pavarësinë e Tajvanit”

E publikuar: 06/03/2022 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke folur në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës për marrëdhëniet midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, kryeministri kinez Li Keqiang tha se duhet të kundërshtohen me vendosmëri veprimet separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe ndërhyrjet e forcave të jashtme.

“Është e nevojshme t’u përmbahemi politikave dhe parimeve kryesore të punës për Tajvanin, të zbatojmë strategjinë e përgjithshme për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit në epokën e re, të këmbëngulim në parimin e ‘Një Kine’ dhe ‘Konsensusin e 1992-shit’ dhe të promovojmë zhvillimin paqësor”, tha Li Keqiang.