Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka dhënë detaje për aksionin e sotshëm të Policisë së Kosovës për rastin “Brezovica”.
Sallahu tha se në mesin e personave që janë arrestuar sot, treë janë ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe katër janë pronar të kompanive ndërtimore.Më tutje ai konfirmoi se janë kryer dhjetëra bastisje lidhur me rastin.
“Vazhdimi i hetimeve për aferën “Brezovica” ka çuar sot në arrestimin e edhe të 7 personave të tjerë, 3 nga të cilët ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe 4 pronarë të kompanive ndërtimore. Ndërkohë, janë kryer po ashtu edhe dhjetëra bastisje në disa qytete të vendit tonë lidhur me rastin dhe provat për të dyshuarit”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:Vazhdimi i hetimeve për aferën “Brezovica” ka çuar sot në arrestimin e edhe të 7 personave të tjerë, 3 nga të cilët ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe 4 pronarë të kompanive ndërtimore.
Ndërkohë, janë kryer po ashtu edhe dhjetëra bastisje në disa qytete të vendit tonë lidhur me rastin dhe provat për të dyshuarit.
Sot, si Qeveri me përkushtim maksimal për luftim të krimit dhe korrupsionit në çdo sferë, jemi të bindur se vendin tonë do ta kthejmë kah e mbara. Vetëm kështu garantohet shteti i së drejtës të cilin patjetër që do ta bëjmë.