Qyteti i parë i madh ukrainas që ra nën pushtimin rus

E publikuar: 03/03/2022 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, ka rënë në duart e forcave ruse, duke u bërë qyteti i parë i madh që ra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë javën e kaluar.

“Nuk ka ushtri ukrainase këtu”, tha të mërkurën kryebashkiaku i Khersonit, Igor Kolykhaev, sipas New York Times.

“Qyteti është i rrethuar”.

Kolykhaev tha se forcat ukrainase janë tërhequr nga qyteti dhe janë zhvendosur në zonën e Mykolaiv, një qytet në veriperëndim të Kherson.

Kherson, një qytet me 300.000 banorë që ndodhet pranë Detit të Zi, është një vend i rëndësishëm strategjik falë vendndodhjes së tij pranë bregut jugor të Ukrainës, duke i dhënë ushtrisë ruse më shumë kontroll mbi zonën ndërsa përpiqen të shtyjnë drejt qytetit port të madh të Odessa, transmeton Fox News.