Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hapë hetim për krime të luftës në Ukrainë

E publikuar: 03/03/2022 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJND), ka konfirmuar se do të hapë menjëherë një hetim për krimet e mundshme të luftës të kryera në Ukrainë.

Kjo erdhi pas një kërkese për ta bërë këtë nga 39 nga shtetet anëtare të gjykatës, raporton Al Jazeera.

“Këto referime i mundësojnë zyrës sime të vazhdojë me hapjen e një hetimi për situatën në Ukrainë nga 21 nëntori 2013 e tutje, duke përfshirë çdo pretendim të kaluar dhe të tanishëm për krime lufte, krime kundër njerëzimit ose gjenocid të kryer në çdo pjesë të territorit të Ukrainës nga çdo person”, tha prokurori Karim Khan.