Shpërthim i madh në stacionin e trenave në Kiev

E publikuar: 02/03/2022 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëme janë parë pranë stacionit qendror të trenit në Kiev pas një shpërthimi të dëgjuar.

Dëme të konsiderueshme janë raportuar pranë stacionit qendror të trenave në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sipas ekipit të CNN, zhurma e shpërthimit u dëgjua në të gjithë qytetin.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, një tubacion kryesor i ngrohjes në Kiev u dëmtua gjatë sulmeve.

Kujtojmë se qindra refugjatë ukrainas e kanë përdorur stacionin e trenit në Kiev si vend strehimi.