Masakër në një familje shqiptare në Greqi, vriten prindërit dhe 2 fëmijët (VIDEO)

E publikuar: 02/03/2022 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat greke raportojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në zonën e Andravidës, në Ilia.

Sipas të njëjtave burime janë gjetur të vrarë me thikë 2 prindërit dhe 2 fëmijët e tyre vetëm 1 dhe 2 vjeç.

Në fillim u tha se autor ishte bashkëshorti që kishte vrarë të tjerët dhe më pas kishte kryer vetëvrasje, por mbetja gjallë i një fëmije 11 vjeç që gruaja kishte nga një martesë e parë ka hedhur dyshime për ish-bashkëshortin e saj.

“Protothema” raporton se 11-vjeçari nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja dhe se ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit dhe prindërit e gjakosur.Sipas raportimeve dy fëmijët janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë ndërsa në oborr babai dhe nëna.