Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Maltë.
Osmani u prit nga homologu i saj, George Vella, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e Kosovës në drejtimin e anëtarësimit në BE.
“Në ditën e parë të qëndrimit në Maltë, u prita nga Presidenti i Republikës së Maltës, Dr. George Vella, të cilin e falënderova për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe tani në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian dhe në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se Osmani dje është pritur edhe nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili gjithashtu i dha mbështetje të fortë Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO.


















