Gjermania regjistron mbi 5 mijë e 300 refugjatë nga Ukraina

E publikuar: 02/03/2022 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjermania-eww

Gjermania-eww

Një total prej 5,309 personave kanë hyrë në Gjermani nga Ukraina, sipas Policisë Federale gjermane.

“Por siç e dini, nuk ka kontrolle kufitare, të paktën jo kontrolle të rregullta, vetëm rastësore. Prandaj ka mundësi që më shumë njerëz kanë hyrë tashmë në Gjermani”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.