Nga plagosjet dhe vrasjet në luftën në Ukrainë nuk po kursehen as mjekët.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, për këtë shkak i ka dërguar një letër të hapur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të titulluar “Lufta nuk është zgjidhje”.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Aurora Meta-Dollenberg.
“Duke u nisur nga situata kritike në Ukrainë, ku edhe personeli mjekësor nuk po kursehet nga plagosjet dhe vdekjet, kemi marrë iniciativën me bordin drejtues të federatës të reagojmë si mjekë dhe shqiptarë”.
“Kemi dërguar një letër të hapur drejtuar Putinit “War is No Solution” from Albanian Doctors in EU. Ku për informim është bashkangjitur Komisioni Evropian (Znj Von der Leyen dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë”.


















