Nike po tërhiqet nga tregu rus

E publikuar: 01/03/2022 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej kompanive më të mëdha në botë, për prodhimin e veshmbathjeve sportive “Nike” po tërhiqet nga tregu rus.

Kompania ka sqaruar për konsumatorët e saj se më nuk mund t’i furnizojë me produkte pikat e shitjes në Rusi.

“Porositë në uebsajtin e Nike dhe në aplikacionin mobil, nuk janë më në shërbim”, thuhet në njoftimin e “Nike” në aplikacionin për tregun rus.

Ekonomia ruse tanimë është duke vuajtur pasoja të rënda pas aplikimit të sanksioneve të shumëfishta nga shumica e shteteve perëndimore, mirëpo, përkundër kësaj, ende nuk ka dhënë sinjale për heqje dorë nga pushtimi i shtetit fqinj.