Deputetja e Vetëvendosjes i jep kursimet familjare për Fondin e Sigurisë

E publikuar: 01/03/2022 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Vetëvendosjes Fjolla Ujkani, është zotuar se do t’i jap 5 mijë nga kursimet familjare për Fondin e Sigurisë që u themelua sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë!”, është shkrimi i Ujkanit në Facebook, i shoqëruar me vendimin e Qeverisë.

Ujkani është në mesin e disa deputetëve që janë zotuar se do të kontribuojnë në këtë fond.