Ministrat e jashtëm të NATO-s do të mbajnë një tjetër mbledhje emergjente të premten, për të diskutuar lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Mbledhja do të mbahet në selinë qendrore në Bruksel.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Estoni, tha se NATO nuk kërkon një konflikt me Rusinë.
“Mesazhi ynë për presidentin Putin është: ndalo luftën!”, tha ai pas një takimi me kryeministrin britanik, Boris Johnson, shkruan a2cnn.
Shefi i qeverisë së Londrës tha se bombardimet ruse në Ukrainë i kujtojnë masakrat e Serbisë në Sarajevë.
“Nëse Vladimir Putin mendon se do të zmbrapsë NATO me ato çfarë bën, ai gabohet rëndë”, tha Johnson.
Gjithashtu njoftoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të përforcojë kahun perëndimor.