Në gjendje lufte, Zelensky nënshkruan aplikacionin për anëtarësim të Ukrainës në BE

E publikuar: 28/02/2022 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sapo ka nënshkruar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Nga Parlamenti i Ukrainës njoftojnë se presidenti i vendit sapo nënshkroi aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.

Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.“Ky është një moment historik”, është shkruar nga parlamenti i Ukrainës, në Twitter.

Ndërkaq, negociatat Ukrainë-Rusi, të cilat kanë nisur para pesë orësh, po vazhdojnë akoma. Një zyrtar i presidencës së Ukrainës ka njoftuar se tashmë ka nisur rundi i tretë i diskutimeve mes palëve.Derisa delegacionet po zhvillonin bisedimet, qyteti ukrainas, Kharkiv, është sulmuar nga Rusia. Nga sulmet raketore atje, raportohet se janë vrarë shumë civilë dhe janë lënduar mijëra të tjerë.