Biden i’a jep dy opsione Rusisë: Fillo Luftën e Tretë Botërore ose sanksionim për pagimin e çmimit

E publikuar: 27/02/2022 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sanksionet janë e vetmja rrugë për të penalizuar Rusinë, pa rrezikuar një luftë në shkallë globale, po vlerëson presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

Ai kështu u shpreh gjatë një interviste me Brian Tyler Cohen, kur u pyet për qasjen amerikane karshi agresionit rus që tashmë po shprehet në shtetin ukrainas.

”Ka dy opsione. Të fillosh Luftën e Tretë Botërore, të shkosh në luftë fizike me Rusinë. Ose opsioni i dytë: Të sigurohesh se një vend që vepron aq rëndë kundër Ligjit Ndërkombëtar paguan për atë që ka bërë”, është shprehur Biden.