Ministria e Mbrojtjes së Britanisë vlerëson se forcat ruse nuk po përparojnë siç kishin planifikuar

E publikuar: 27/02/2022 01:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se forcat ruse “nuk po bëjnë përparimin që kishin planifikuar”.

“Ata po vuajnë nga sfidat logjistike dhe rezistenca e fortë ukrainase”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të publikuar në Twitter, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se forcat ruse kanë pësuar viktima dhe disa janë zënë rob.